×
  • Lajme
  • Lajme / Takim

    Hargreaves takon Cakën: Kushtetuesja luan rol themelor në garantimit e sundimit të ligjit në Kosovë

    Reporteri
    19 Korrik 2024 | 12:17

    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka lavdëruar punën e Gjykatës Kushtetuese pas një takimi që ka mbajtur me kryetaren e kësaj gjykate, Gresa Caka, përcjell Reporteri.net.

    Ai tha se roli i Kushtetueses është themelor për sundimin e ligjit, ndërsa Cakën e quajti ‘grua inspiruese’.

    “Gjykata Kushtetuese e Kosovës luan një rol themelor në garantimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë në Kosovë, në të cilën vendi ka arritur aq shumë progres. Ishte një nder dje të takoja Gresa Cakën, gruan inspiruese që drejton punën jetike të Gjykatës”, ka shkruar sot në Facebook Hargreave, derisa ka njoftuar se takimin e kanë zhvilluar dje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!