Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, letrën e Thaçit në adresë të Rasmussenit e ka quajtur obligim ndërkombëtar që vet Kosova e ka marrë përsipër.
Hasani thotë se marrëveshjet që ratifikohen në Kuvend nuk mund të kthehen mbrapa.
Ai ka thënë se baza juridike e letrës së Thaçit në adresë të Rasmussenit është Deklarata e Pavarësisë.
“Vetëm Kuvendi i Kosovës mund të bëjë ndryshime kushtetuese ku mund të kërkojë largimin e prezencës së huaj ushtarake”, tha ai në RTV Dukagjini.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare që lidhen me Lindjen e Mesme, Rusinë apo Iranin nuk është e pamundur që NATO të largohet nga Kosova.
“Nëse largohet KFOR-i nga Kosova çfarë do të ndodhte?! Serbia për dy minuta do të vinte në Kosovë. Kuptohet me ndihmën e Rusisë, pasi ajo asnjë luftë nuk e ka fituara pa Rusinë. Vetëm në një luftë është futur e vetme dhe atë e ka humbur në përballje me Bullgarinë”, tha ndër të tjera Enver Hasani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.