Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar zhvillimet e sotme politike në lidhje me letrën që Thaçi i kishte dërguar Rasmussenit.
Hasani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se është “për të ardhur keq” që ekipi nga Zyra e Kryeministrit e quan marrëveshje letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen.
“Nuk bëhet fjalë fare për marrëveshje. Është një letër që i është dërguar Sekretarit të NATO-s, ku Shefi i qeverisë po e njofton NATO-n se baza juridike e prezencës ushtarake në Kosovë nuk ka ndryshuar”, tha ai.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se derisa nuk ka traktat në letrat e shkëmbyera nuk ka shkelje kushtetuese.
“Këtu nuk bëhet fjalë për ofertë dhe lidhje të marrëveshjes, por Kryeministri i asaj kohe thotë se baza e FSK-së në veri nuk do të operojë dhe statusi i KFOR-it nuk ka ndryshuar”.
Hasani ka ironizuar edhe me Kurtin duke thënë se adresa ku e ka dërguar ankesën është shumë qesharake.
“Të gjithë e dinë se ai nuk ka diplomë”, ka thënë Hasani duke aluduar në Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.