Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur për kryeministrin Albin Kurti dhe pritjet e qytetarëve që ai t’i ndryshojë gjërat për së mbari.
“Një person është problem të ndryshoj gjithçka, ne duhet të ndihmojmë, kemi detyrë me disa gjëra të vogla të ndikojmë në ndryshim. Abini është personi i duhur me udhëheqë për ndryshimin, por shoqërinë nuk mund ta ndryshoj një njeri”, thotë Haskuka në REPORTERI n’Komuna.
Ai shton se Albini është i duhur për ta çuar Kosovën në një stad tjetër.
“Albini është personi i duhur me udhëheqë ndryshimin që i duhet Kosovës, për me kalu një stad më tutje dhe për me qenë dhe një shembull për rajonin”, thotë Haskuka.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.