×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Avdyli: LDK po shndërrohet në një hije të zbehtë të PDK-së

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 7:32
    Haxhi Avdyli, deputet i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj ish-partisë së tij për shkak se Lumir Abdixhiku s’i ka shkuar në takim kryeministrit Albin Kurti.

    Avdyli ka thënë se ndjehet i zhgënjyer meqë sipas tij LDK-ja nga një parti shtetformuese po shndërrohet në një hije të zbehtë të PDK-së.

    Reagimi i plotë:

    Thekse nga qorrsokaku opozitar PDK-LDK:

    -“S’jemi të informuar për dialog .

    Duam transparencë”.

    E kur ju thuhet ejani të takohemi dhe të ju informojmë në mënyrë transparente për çdo gjë.

    Nuk shkojnë. Thjeshtë refuzojnë, nuk duan.

    E zhurmën për mostransparencë e vazhdojnë paturpësisht e me ngulm.

    E pastaj avazi vazhdon : – Kosova duhet të arrij marrëveshje sa më shpejt, Kosova duhet të pranoj asociacionin, ose të lëshoj udhë.

    Tash a doni transparencë, a marrëveshje të shpejtë e të dëmshme, apo pak pushtet për të nënshkruar ato marrëveshje siq i bëtë në të kaluarën.

    A doni një Kosovë të fortë e fitimtare në raport me Serbinë apo pushtet për vete edhe nëse Kosova humb në kompromise të dhimbshme .

    Në tërë këtë vorbull të paqartë opozitare, më së shumti po më zhgënjen qëndrimi i pakuptimtë e kaq joparimor i LDK-së, dikur një parti institucionaliste e shtetëformuese. E tani çdo ditë e më shumë po shëndrrohet në një hije të zbehtë të PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!