×
  • Lajme
  • Lajme / “Komandant Topi”

    Haxhi Shala ndalohet nga Gjykata Speciale, po intervistohet nga EULEX-i

    Reporteri
    11 Dhjetor 2023 | 9:17

    Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim Haxhi Shalën, i njohur me nofkën e luftës si “Komandant Topi”.

    Burime të Reporteri.net bëjnë të ditur se Shala është arrestuar mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Prishtinë, dhe është duke u intervistuar në EULEX në Fushë Kosovë.

    Gazeta Online Reporteri.net i ka shkruar Gjykatës Speciale e cila ka thënë se zhvillojnë operacione të vazhdueshme në Kosovë.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe aktualisht nuk ka komente të mëtejshme”, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi Christopher Bennett.

    Kujtojmë se Shala ishte ftuar si i dyshuar për intervistim edhe përpara tri vitesh në Hagë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!