×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu akuzon MSH-në se qëllimisht po e ulë numrin e testimeve

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 21:06

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë se po e ul me qëllim numrin e testimeve për COVID-19.


    Sipas Haxhiu, kjo po bëhet për të paraqitur rrejshëm rënien e rasteve me COVID-19.

    “Ministria e Shëndetësisë po zvogëlon numrin e testimeve qëllimisht për të paraqitur rrejshëm rënien e numrit të rasteve me COVID-19. Nëse MSH-ja dëshiron rrejshëm me zvogëlu numrin e rasteve, munden me i ba vetëm 50-60 teste qysh i kanë bërë një vit me parë dhe ju dalin vetëm nga 5-6 raste pozitive”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Ai e ka argumentuar kritikën me numrin e testimeve që janë kryer ditën e premte krahasuar me ditën e shtunë.

    “Nga 5.502 teste sa u bënë dy ditë më parë, sot janë bërë 4.351 teste RT-PCR, apo 1.151 më pak teste”, shkroi ndër të tjera Haxhiu.

    Deputeti i PDK-së bëri thirrje që Ministria e Shëndetësisë të mos ndërhyjë në punën e IKSHPK-së, ndërsa shtoi se pandemia mposhtet duke rritur numrin e të vaksinuarve, e jo duke zvogëluar numrin e testimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!