Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u është bashkuar sulmeve ndaj mediave, ku tha se “është e rëndësishme që të dijmë se kush nga portalet financohet nga Serbia”.
Ajo tha se e ka njoftuar prokurorinë për lajmin që publikoi dje RTK nga një gazetë boshnjake “Slobodna Bosna”, ku përmenden dy mediat, “Nacionale” dhe “Periskopi”.
“Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm”, tha Haxhiu para gazetarëve.
Madje Ministrja Haxhiu shtoi se RTK është media kredibile, dhe ka ofruar para prokurorisë informacione që i “ka parë edhe vetë.
“Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë.
Kam ofruar para prokurorisë edhe këtë lajm, që është publiku në RTK Live se është e rëndësishme të dijmë se kush financohet nga Serbia. Unë po them që nuk është përgjegjësi e imja të them se kush e ka përgatitur hulumtimin, e përditmshja atje kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ata, prandaj u përket institucioneve të hetojnë më shumë, të hulumtojmë, e pata për obligim ato t’i foroj që i kam parë si ministre dhe zyrtare e Qeverisë së Kosovës”, tha Haxhiu sot para gazetarëve, pas intervistimit dy orë e gjysmë në Prokurorinë Speciale.
Mbrëmë Radio Televizioni i Kosovës, në edicionin qendror të lajmeve përmes një kronike, e poashtu edhe një shkrimi të botur në portalin e tyre, sulmuan dy media në Kosovë, “Periskopi” dhe “Nacionale”, ku pretendohej se ato financohen dhe kontrollohen nga Serbia.