Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar zhvillimet e sotme, ku presidenti Thaçi dekretoi Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër të ri, vendim ky të cilin Lëvizja Vetëvendosje e çoi në Kushtetuese.
Haxhiu është shprehur e bindur se përkundër faktit se ka tri ditë pushim, në raste të tilla Gjykata Kushtetuese do të punojë dhe ta pengojë formimin e Qeverisë së re, përmes procedurave antikushtetuese.
“Unë jam e bindur që Gjykata do të marr masën e parakohshme… Masa e përkohshme nuk varet nga ditët, as nga 1 maji që është ditë pushimi”.
“Më 6 tetor ishim të bindur që do të fitonin… Unë sot konsideroj se edhe sot jemi para një fitore të radhës në raport me lëndën që e kemi dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese”, tha Haxhiu në RTV Dukagjini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.