×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu e Selimi nuk u bëjnë thirrje qytetarëve për të mos protestuar, përmendin disa shtete ku po protestohet në distancë

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 22:58

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka dekretuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër të Kosovës, vendim ky që u dërgua në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.


    Në anën tjetër LDK që po synon ta drejtojë qeverinë e re ka dorëzuar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën në orën 13:00. E po atë ditë është paralajmëruar një protestë në rrjetet sociale.

    Individë të afërt me Vetëvendosjen kanë bërë thirrje që qytetarët të dalin dhe të protestojnë, ndonëse jemi në kohë pandemie, shkruan Reporteri.

    Lidhur me këtë nënkryetarja e VV-së dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se VV nuk ka marrë vendim për një organizim të tillë. Megjithatë, ajo është shprehur se pakënaqësia e qytetarëve është e madhe dhe se nuk mund ti ndalin për të protestuar.

    “Mua për herë të parë më ka ndodhë me më shkru kaq shumë qytetarë për me shpreh shqetësimin e madh në raport me situatën aktuale. Aktualisht VV nuk ka vendosë për një organizim. Por nuk nuk mund të paragjykoj se si do të vazhdohet tutje. Shëndeti i qytetarëve është shumë i rëndësishëm, por në anën tjetër qytetarët mund ta shprehin shqetësimin e tyre, kemi shtete ku po protestohet në distancë.

    Po të njëjtën gjë e ka thënë edhe shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi i cili ka thënë se ashtu siç është i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve, ashtu është e rëndësishme edhe Kosova.

    “Ne nuk kemi bërë thirrje për protesta, por qysh është i rëndësishëm shëndeti është edhe Kosova. Unë spo i thërras për protestë, por nuk mund ti ndalim të reagojnë”, u shpreh ai.

    Kujtojmë se të njëjtën gjë ditë më parë e kishte thënë edhe kryeministri Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!