×
  • Lajme
  • Lajme / Provimi i Noterisë

    Haxhiu emëron 100 noterët e rinj, thotë se ka qenë njëri nga proceset më profesionale të organizuar ndonjëherë

    Reporteri
    12 Korrik 2024 | 18:22

    Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për emërimin e 100 noterëve të rinj.

    Ka sqaruar se për shkak të mosplotësimit të kushteve, emërimi i gjashtë kandidatëve të tjerë për noter është refuzuar.

    Provimin e Noterisë e ka cilësuar si një nga proceset më transparente e profesionale të organizuar ndonjëherë.

    “Vendimet do të publikohen të hënën në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.  Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë. Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve por edhe meritokracinë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    “Falënderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional”, ka shkruar ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!