×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 18:09

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kërkon zgjedhje, pasi sipas saj, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush.


    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se Gjykata Kushtetuese ka thënë se pazaret janë mbi vullnetin e popullit.

    “Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit! Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj
    #duamzgjedhje“, ka shkruar Haxhiu.

    Të ejten në orët e mbrëmjes, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi për dekretin e Thaçit, për propozimin e mandatarit për Qeverinë e Re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!