×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu ia lexon presidentit letrën e Kurtit: Nuk kam refuzuar ende mandatarin, po veproni kundër Kushtetutës

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 16:58

    Ka filluar takimi i krerëve të partive politike me presidentin e vendit. 


    Në këtë takim nuk është kreu i VV-së, Albin Kurti, mirëpo aty këtë parti po e përfaqëson Albulena Haxhiu.

    Haxhiu ka thënë se mungesa e Kurtit në këtë takim vjen për arsye se për këtë është njoftuar vetëm një gjysmë ore përpara.

    Megjithatë Haxhiu ka bërë të ditur se Kurti ia ka adresuar një letër Thaçit ku e njofton se ai asnjëherë nuk ka refuzuar kërkesën për emrin e mandatarit, shkruan Reporteri.

    Haxhiu ka thënë se VV konsideron takimi i sotëm i Thaçit me partitë politike është kundër rendit kushtetues.

    Ajo e ka akuzuar Thaçin se është bërë bashkë me partitë tjera politike për ta luftuar Vetëvendosjen.

    “Kryeministri nuk ka mundur të jetë i pranishëm sepse është joserioze në rrethana normale por sidomos në rrethana të emergjencës shëndetësore një orë e gjysmë përpara. Ftesën e kemi pranuar në orën 15;00. Me këtë urgjencë ne do të duhej të vepronim në drejtim të luftimit të pandemisë, por siç duket për këtë nuk jeni të interesuar siç nuk ishit të pranishëm të hënën kur kryeministri Kurti ju ftoi,  por siç duket jeni  bërë  bashkë për të dalë kundër VV-së. Kushtetuta e rendi janë mbi interesant e partive dhe ky takim është kundër kësaj, sepse presidenti mund të konsultohet vetëm me partinë që ka fituar shumicën në Kuvend. Ky format sot është jokushtetues. Zoti president ju kanë mbetur edhe ca muaj si president, prandaj unë ju ftoj të respektoni Kushtetutën”, tha ndër të tjera ajo. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!