×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu komenton arrestimet në Telekom: Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 16:54
    Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

    Katër persona janë arrestuar sot nën dyshimet për keqpërdorime në Telekom, në mesin e tyre dy ish zyrtarë të Telekomit.


    Aksioni i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është komentuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimta korruptive në ndërmarrjet publike por jo vetëm, është i mirëseardhur. Secili dyshim për kontratë të dëmshme duhet të adresohet dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, shkruan Haxhiu në Facebook

    “Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete e serioze në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Vetëm kështu zhvillohet e përparohet vendi. Ne do të jemi në mbështetje të kërkesave të institucioneve të drejtësisë në fuqizimin e kapaciteteve të tyre”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!