×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj pushtetit

    Haxhiu: MSh-ja i ruan barnat në depo të fundosura nga uji, ndërsa akomodon stafin e tre inspektorateve në një objekt në vlerë mbi një milion euro

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 10:45
    Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë i ruan barnat në depo të fundosura nga uji, ndërsa akomodon stafin e 3 inspektorateve në një objekt në vlerë mbi 1.2 milion euro.

    Këtë e ka quajtur skandali të radhës të Ministrisë së udhëhequr nga Arben Vitia.

    Postimi i plotë:

    Skandali i radhës i Ministrisë së Shëndetësisë!

    I ruan barnat në depo të fundosura nga uji, ndërsa akomodon stafin e 3 inspektorateve në një objekt në vlerë mbi 1.2 milion euro.

    Ministria e Shëndetësisë merr objekt me qera 1 milionë e 242 mijë euro për akomodimin e stafit të tri inspektorateve, përderisa Depoja qëndrore farmaceutike e MSH-së që ndodhet te Pallati i Rilindjes është fundosur nga uji për shkak të reshjeve të shiut.

    Pse po mbahet “sekret” fundosja e depos qëndrore farmaceutike e MSH-së?

    Si është e mundur që barnat të ruhen, në një ambient me lagështi ku depërton uji?

    Ndërsa në anën tjetër MSh u siguron objekt milionësh stafit të Inspektoratit!
    Çfarë logjike menaxhues është kjo ku më shumë shpenzohet për inspektora se për ruajtjen e barnave, që janë jetike për pacientët?!

    Prokuroria duhet të inspektojë këtë depo, ngase mund të asgjesohen stoqe të tëra të barnave për të mbuluar vjedhjen ne sektorin e faramcisë të MSH-së!

    Dhe për këtë skandal të mirret në pyetje ministri i Shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!