Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur të trishta rrëfimet e grave të mbijetura të dhunës në familje, shkruan Reporteri.net.
“Sot, patëm rastin të dëgjojmë rrëfimin e një gruaje, viktimë e dhunës në familje, e cila përveç përjtimeve të saja, na njoftoi edhe me ngacmimin seksual ndaj vajzës së saj, aso kohe e mitur, që i ishte bërë nga ish bashkëshorti! Përpjekja e viktimës për drejtesi u përcoll me neglizhencë dhe papërgjegjësi ku perveç që ishte viktimë e dhunës ajo dhe fëmijët e saj, ishin viktimë e sistemit të drejtësisë sepse edhe përkundër faktit që rasti në fjalë ishte raportuar rreth 10 vite më parë, ende nuk ka drejtësi për gruan dhe fëmijët e saj”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Sipas Haxhiut, raste si ky, kur drejtësia vonon, janë dhunim për së dyti i viktimave dhe sjellin situata ku viktimat hezitojnë të raportojnë dhunën prandaj thërras në veprime të menjëhershme në raport me këto raste!.
“Duhet të flasim e dëgjojmë përjetimet e trishta të viktimave deri sa të ketë reagime serioze dhe në kohë ndaj këtyre rasteve!”, përfundoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.