×
  • Lajme
  • Lajme / Mungesa e numrave

    Haxhiu: Nëse nuk konstituohet Kuvendi le të shkojmë në zgjedhje, jemi të gatshëm të flasim për datën

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 11:49

    Kandidatja e propozuar nga VV-ja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

    Haxhiu tha se janë të gatshëm që të flasin me partitë e tjera për datën e zgjedhjeve.

    “Është e rëndësishme të konstituohet Kuvendi i Kosovës, VV-ja tashmë e ka dhënë qartë qëndrimin e saj, duket se ka mungesë të vullnetit të konstituohet Kuvendi, por ne jemi të gatshëm t’i presim partitë politike, të flasim me to për datën e zgjedhjeve.

    Nëse ata refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Nëse ata refuzojnë ta votojnë kryetarin, atëherë ku do t’i marrin ata 61 vota për votuar nënkryetarët.

    Haxhiu sot për herë të katërt ka dështuar të zgjidhet kryeparlamentare. Ajo për herë të katërt radhazi mori vetëm 57 vota, nga 61 sa i duhen gjithsej. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!