×
  • Lajme
  • Fokus / Seanca konstituive

    Haxhiu: Nga PDK, LDK e AAK ka tendencë të hapur për ta bllokuar konstituimin e Kuvendit, s’e dimë si do të vazhdojmë

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 13:03

    Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje tha se LDK, PDK dhe AAK kanë tendencë të hapur për të bllokuar konstituimin e Kuvendit, pas takimit konsultativ që kryesuesi i seancës e ftoi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Nga LDK, PDK e AAK thanë se kryesuesi i seancës nuk ka mandat për të ftuar në konsultim partitë politike.

    Por, Haxhiu tha se deputetët s’mund të betohen pasi ka vendim për mosverifikimin e mandateve.

    “I ftoi në takim konsultativ përfaqësuesit e partive. Ne ishim në takim dhe është e habitshme të dëgjosh qëndrimet e tyre. Së pari LDK tha që kryesuesi i seancës nuk ka të drejtë të ftojë takim të tillë. Me rregulloren e Kuvendit, debati në seancën konstituive nuk lejohet. Meqenëse debati nuk mund të zhvillohet në seancën e Kuvendit, duke qenë kështu ne e kemi mirëpritur ftesën e kryesuesit të seancës. AAK tha se duhet të vazhdojmë aty ku kemi mbetur, por nuk mund të vazhdojmë me betimin e deputetëve, sepse komisioni nuk i ka verifikuar mandatet. PDK sërish kërkoi dorëheqjen tonë. Nuk e di a po presin të dalim në shesh dhe të dorëhiqemi. Ne e kemi bërë para seancës së 15 prillit. Në këto rrethana nuk e dimë si do të vazhdojmë tutje, por ka tendencë të hapur për të bllokuar konsituimin”, tha Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!