×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu: Njerëzve të Kurtit ju thash më përpara e pres dorën se e votoj Vjosa Osmanin

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 22:28

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ndërsa ka folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e vendit, ka thënë se njerëzit e Kurtit i kanë kërkuar votën, por se ka refuzuar.


    “Ka bërë një përpjekje maksimale t’i kontaktojë deputetët dhe me oferta joshëse. Edhe mua më kanë çu (njerëz), ti a e voton Vjosa Osmanin. Ju kam thënë më përpara e pres dorën se e votoj Vjosa Osmanin”, ka thënë Haxhiu në Kanal10, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se kush e ka kontaktuar, Haxhiu nuk ka dhënë emër por ka pohuar se ndërmjetësuesin ja dërguar nga zyra e kryetarit të Kuvendit.

    Ai më tej tha se Vjosa Osmani nuk është unifikuese.

    “Nuk është unifikuese Vjosa, kurse Thaçi ka qenë diplomat i jashtëzakonshëm”, tha ai.
    Haxhiu më tej tha se Vjosa është ngritur duke share Thaçin dhe Veselin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!