Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar për NISMA-n që përmes rinumërimit të shtojnë ndonjë votë dhe të kalojnë pragun e ti marrin 3 mandate LVV-së
Sipas Haxhiut, pas shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja, u munduan që përmes pazareve me ndihmën e PZAP-it, t’ia marrin 3 mandate LVV-së.
“Ata që moralizojnë kot e kanë. Qytetarët e dinë shumë mirë kush e ka krijuar LS dhe kush e ka mirëmbajtur e faktorizuar atë madje edhe tani tentuan ta faktorizojnë”, shkruan tutje Haxhiu.
“Janë munduar të bëjnë gjithçka që me rinumërimet e kutive të mëhershme, të shtojnë ndonjë votë dhe të kalojnë pragun.
Nuk ia dolën sepse ishim në QNR për të mbrojtur secilën votë të qytetarëve.
Tani pas shpalljes së rezultateve nga ana e KQZ-së, u munduan përmes pazareve e me ndihmën e PZAP-it, t’ia marrin 3 mandate Lëvizjes. Ata që moralizojnë kot e kanë. Qytetarët e dinë shumë mirë kush e ka krijuar LS dhe kush e ka mirëmbajtur e faktorizuar atë madje edhe tani tentuan ta faktorizojnë.
Pazaret nuk do t’i lejojmë. 6 tetori dhe vullneti i qytetarëve do të jetësohet”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.