Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit që dy të akuzuarve për abuzim seksual me një vajzë të mitur nga Drenasi, t’u zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.
Haxhiu ka thënë se kjo është një goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale dhe dekurajim për raportimin e dhunës seksuale, shkruan Reporteri.net.
“Ndryshimi i masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak për përdhunuesit, është goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale dhe dekurajim për raportimin e dhunës seksuale! Përdhunuesit e kanë vendin në burg dhe jo në shtëpi”, ka shkruar Haxhiu.
Kujtojmë se polici V.V dhe profesori SH.XH të dy nga Drenasi, dyshohet se abuzuan me të miturën dhe ndaj tyre, tash rëndon masa e arrestit shtëpiak./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.