×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu tha “kurrë me PDK-në”, Gruda: Qysh refuzon diçka që s’ka qenë kurrë opsion?

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 23:38
    Përparim Gruda

    Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në një intervistë në “Kanal 10” e mohoi në terma të përjetshëm – tha “kurrë” – mundësinë e një koalicioni VV – PDK, për çka i reagoi Përparim Gruda, duke ia shtruar kundërpyetjen se si bëhet të refuzohet diçka që s’është kërkuar si opsion.

    Postimi i Grudës:

    Albulenë,

    Po ta heq një barrë mendimesh: PDK nuk ka kërkuar asnjëherë të qeverisë me ju. Prandaj, të refuzosh diçka që nuk ka qenë kurrë opsion, në rastin më të mirë është paksa deluzionale.

    Me ju kërkojmë vetëm debat.

    Jemi larg, shumë larg. Jo vetëm në pozicion politik dhe ideologjik, por edhe në mënyrën se si e përjetojmë Kosovën, si e kuptojmë qeverisjen dhe si i ndërtojmë aleancat.

    Për ne, këto nuk janë thjesht çështje taktike, janë vlera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!