×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu thotë se Vjosa Osmani po tregohet e padijshme dhe e padinjitetshme

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 22:24

    Lidhur me publikimin e letër-këmbimit në mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi me ish-sekretarin e NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, dje ka reaguar edhe kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani.


    Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ajo ka bërë të ditur se kryeministri Kurti e ka nënvizuar rëndësinë e informimit të të gjithë deputetëve lidhur me këto dokumente dhe asnjëra nga to nuk janë cilësuar si të klasifikuara sipas ligjeve në fuqi, prandaj ajo ua ka përcjellë deputetëve letrën e plotë të Kurtit, shkruan Reporteri.net.

    E drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu, në emisionin Zona B, ka komentuar qëndrimin e ish-kandidatës së LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, rreth marrëveshjes së Thaçit me NATO-n.

    Ai ka thënë se një një personalitet publik që po tregohet i padijshëm dhe e padinjitetshme është Vjosa Osmani./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!