Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Ai hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit.
“Ligji për Këshillin Prokurorial është tashmë i publikuar në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit.”
Ajo ka shtuar se “të gjitha përpjekjet për ta minuar reformën me dorëheqje të orkestruara dhe skenarë të vjetër kanë dështuar”.
“Reforma nuk ndalet. Ajo është në lëvizje dhe do të ndodhë, kot mundohen ta ndalojnë.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.