Nën udhëheqjen e kryetarit të degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbajtur të shtunën takime me strukturat e partisë, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, grupin e këshilltarëve komunal, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.
Haziri ka falënderuar strukturat e degës për angazhimin e jashtëzakonshëm, duke e bërë rikthimin e madh të LDK-së si parti e parë në Kuvendin Komunal.
Me këtë rast, Lutfi Haziri ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e madh ndaj tij dhe LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit dhe ato të 14 nëntorit.
Ai ka thënë se LDK është më unike se kurrë, derisa paralajmëroi se brenda 90 ditëve do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i degës, ku edhe pritet të dalin strukturat e reja të cilat do të jenë të gatshme për betejat e ardhshme zgjedhore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.