×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Është hera e parë në historinë e LDK-së që kryesia jep dorëheqje për shkak të rezultatit të zgjedhjeve

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 20:49

    Pas dorëheqjes së liderit të LDK-së, Isa Mustafa, si pasojë humbjes së thellë në zgjedhjet e djeshme, ka folur nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.


    Haziri ka thënë se pas aktit të dorëheqjes, është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë parti.

    “Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi. Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, sekretari dhe Kryesia të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor. Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së”, ka thënë Haziri, në një prononcim për Mediafokus.info, duke shtuar se njësoj do të veprohet edhe në Gjilan.

    “Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan  pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit”, ka thënë Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    Ndryshe, në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt, fituese doli partia e Albin Kurtit me 47,88%, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u radhitën PDK me 17,36% dhe LDK me 13,08% të votave.

    Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së me 99.16% të votave të numëruara, AAK do të jetë partia e katërt dhe e fundit shqiptare në legjistalutrën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi që edhe siç pritej, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhore pasi ka marrë vetëm 2,58%.

    Postimi i plotë i Hazirit: 

    Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi.

    Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor.

    Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së

    Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit.

    Ne duhet të merremi mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori.

    LDK duhet të vazhdojë t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh. Të kontribuoj në stabilitetin e vendit dhe mirëqenien e Republikës.

    E uroj VV’në dhe Vjosa Osmanit për suksesin në këto zgjedhje!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!