×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri flet për ministrat e Qeverisë Kurti: Pres shumë prej Pecit dhe Gërvallës

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 23:29

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me përbërjen e re qeverisëse, teksa ka veçuar emrat e Ministrit për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Faton Pecit.


    Haziri, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë paraprakisht se duhet t’iu jepet kohë 100 ditë qeverisëse që të gjykohet puna e Qeverisë Kurti, teksa ka theksuar emrat e dy ish-anëtarëve të LDK’së si figura premtuese, shkruan Gazeta Express.

    “Shumica prej tyre nuk kanë mbërri me u dëshmu, nuk kanë kry detyra ekzekutive, nëse i vlerësojmë si deputet. Tash duhet me i pa se si i përkthejnë në ekzekutiv. Le t’iu japin pak hapësirë. Ka emra premtues, në këtë qeveri i kam dy emra, z. Peci, si dhe z. Gërvalla, janë vokacion politik që unë i njoh, natyrisht pres shumë prej tyre”, ka thënë ai.

    “Përfaqësimi i komuniteteve pakicë, përfshi edhe Listën Serbe, përkundër që sipas detyrës kushtetuese duhet të jetë edhe një ministri. Kemi një sforcim të pakicave jo-serbe. Kemi një rritje të qeverisjes, kam mëndu që ka me qenë një tkurrje. Kemi një rritje në substancë dhe një përbërje më të madhe të qeverisë. 100 ditë i ka hapësirë ta shpalosë programin qeverisës, mandej roli i opozitës vjen në shprehje”, ka deklaruar tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!