Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se kanë nisur investimet infrastrukturore në këtë komunë.
Ai thotë se po punohjnë me kujdes në këtë kohë pandemie.
“Sot filluam me investimet në infrastrukturën e Gjilanit që brenda dy viteve kapin shifrën e afro 54 milionë eurove. Investimet do të bëhen në formë barazie qytet-fshat. Po punojmë me kujdes në kohë pandemie. Vazhdojmë me punë t’hajrit!”, ka shkruar ai në Facebook.
Por nëse shikohet foto që ka publikuar, shihet se nuk është se po punojnë me aq kujdes siç deklarohet Haziri, pasi shihet se ai dhe punëtorët e kompanisë qëndrojnë të “kapur” me njëri-tjetrin dhe nuk e respektojnë distancën së paku një metërshe, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.486638371376567/3977212788985757/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCw9ozyEePIjrJAaSyuGPB5LUvR1uB5VgPvXExfnEJhpTqlsE7au5DejnxckxIWn0SnPcRDvNMjr22XNnyc7XSSYyiDxCisoTagrnhKcZ1v3ElJr6Gs_1jGn5YJz7gwTrCQpEzssV7ccgKgkZmc8YR6EyHpfFGeEiM1US_URInQtJS8zORlCR4d07qdfCpZLICMoVTjwjlzlvwWEIsMyOChc7czUpnXULNNYTEM7j3llruOQdxliwf_Ok2i9ZGCulDhXexN2WY2BGkjXnh44p52jSayTmqzD1_Zwp4GkYLjujLFTxc-yJXm5xlnAPj4kkTCEduQecqjZaV_yTU7WbcYY1sfKv7M9eJZYL1J7staQxhTOjkQw6MT&__tn__=-R
Kujtojmë se Gjilani është komuna e gjashtë më e prekur në Kosovë, me gjithsej deri tani 29 raste. /Reporteri.net/.