Ndënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka shkruar për ngërçin instiucional, duke thënë se si parti kanë votuar dy herë presidentë, pa kushte e marrëveshje politike, sepse Republika duhej të ecte përpara.
Por, Haziri ka thënë se tani për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri.
Reaimi i tij vjen pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka sulmuar sot partitë tjera pas mosvotimit të Albulena Haxhiut për kryekuvendare.
Ai ka shkruar se nuk votohet as për grua e as për burrë, por për pëfaqësues që dalin nga marrëveshjet e veprimet politike, që nuk bartin njollën e kontabandës politike, por të meritës politike.
Haziri ka pasur edhe një mesazh për Kurtin duke shkruar se “Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e di më së miri ta kuptojë kundërshtimin politik dhe e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës”
“Kemi votuar Presidentë dy herë, por me marrëveshje e për Republikën, që kishte besim e shpresë te populli. Kemi votuar pa kushte e kërkesa politike, edhe pse votuesit nuk e pëlqenin, por Republika duhet të ecte para. Tash, për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri. As për grua e as për burrë, por për pëfaqësues që dalin nga marrëveshjet e veprimet politike, që nuk bartin njollën e kontabandës politike, por të meritës politike. Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e di më së miri ta kuptojë kundërshtimin politik dhe e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës. Republika, mbi të gjitha!”, ka shkruar Haziri.
Një tjetër përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sot. Kjo ishte seanca e 24-të çdo 48 orë që nga 15 prilli. Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë./Reporteri.net/