Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kalimi i lidershipit në Partinë Demokratike të Kosovës nga Hashim Thaçi te Kadri Veseli kishte sjellë “një politikë të re”.
Haziri foli për koalicionin e dikurshëm LDK-PDK dhe kohën kur, sipas tij, mund të ndodhte liberalizimi i vizave dhe mund të bëheshin hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në NATO.
Por problemi, Haziri tha se ishte se “Kosova u atakua me gaz”, duke iu referuar aksioneve opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje që tash është në pushtet.
“Mandej gabimi i PDK-së realisht… ndërrimi i z. Thaçi me z. Veseli në lidershipin e PDK-së në atë kohë, solli edhe politikë të re”, tha Haziri për T7.
Ai tha se kishte komunikim të mirë dhe pa probleme mes ish-kryeministrave Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa gjatë qeverisjes LDK-PDK.
“Ka qenë komunikues, bashkëpunues, pa asnjë lloj problemi”, ishte përshkrimi i tij për këtë raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.