Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është i gatshëm të japë votën për kryetarin e Kuvendit, por vetëm nëse e konsideron të nevojshme dhe pa kushte politike.
Ai ka theksuar se do të votonte edhe për Albulena Haxhiun, nëse është i bindur se është e nevojshme dhe nuk ka lidhje me marrëveshje të tjera politike.
“Nëse i duhet vota e 61, unë ia jap nesër për kryetarin e Kuvendit, kushdo që propozohet”, ka deklaruar ai.
“Nuk kushtëzohet me raportet tjera. Kam guximin politik të dal dhe të votoj nëse besoj se duhet bërë kjo votë”, ka shtuar ai.
Ai ka theksuar se, nëse një deputet nuk mund të fitojë besimin e kolegëve të tij, kjo është një shenjë se askush nuk beson në kapacitetin e kreut të LVV-së për të udhëhequr.
“Me vetë faktin që prej 120 deputetëve nuk mundet me u gjet me besim, me mirëbesim dikush që po ta jap votën se ty të besoj, tregon qartë se asnjënjeri nuk i beson në kapacitet që i përfaqëson ti sot Së pari, nuk ka të bëjë emri i zonjës që është propozuar, sepse ajo është zgjedhur. Duhet t’i besosh propozuesit. Nuk i besoj dhe askush tjetër”, ka deklaruar Haziri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.