×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri ngushëllon familjen e 44-vjeçarit që vdiq nga coronavirusi

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 17:31

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të 44 vjeçarit i cili ka vdekur sot në Klinikën Infektive, nga koronavirusi.


    Haziri ka thënë se tashmë i ndjeri ishte në hemodializë, e po ashtu kishte edhe probleme tjera shëndetësore.

    “#Dita45. Me keqardhje ju njoftoj se ka ndërruar jetë i prekuri me #Covid19, M.I. (1976), nga Malisheva e Epërme e Gjilanit. I ndjeri ishte në hemodializë dhe kishte probleme tjera përcjellëse. I shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, Malishevës dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit. Do të jemi pranë familjes për ta përballuar dhembjen. Ju lutem mos dilni, vetëm në raste kur është patjetër. Ai që i thyen rregullat e karantinës dhe që nuk e respekton orarin e daljes, do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. #rriNshpi”, ka shkruar Haziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!