×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri paralajmëron VV-në: Nëse hyni në bashkëqeverisje me qëllimin për ta “blu” LDK-në, e keni gabim

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 15:47

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka paralajmëruar partnerin e mundshëm qeveritar, Vetëvendosjen se nëse hyn në bashkëqeverisje me këtë parti me qëllimin për ta dëmtuar e kanë shumë gabim.


    Haziri ndër të tjera ka përmendur edhe PDK-në duke shtuar se kjo parti është munduar në mënyra më të sofistikuara për ta dëmtuar LDK-në por nuk ia ka arritur, shkruan Reporteri.net.

    “Tash, nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK-në, e ka shumë gabim. Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit”, ka shkruar ndër të tjera Haziri.

    Haziri në fund ka shkruar se  “kryeministrja apo kryeministri i ardhshëm duhet të jetë i të gjithë qytetarëve dhe linçimet dhe arroganca e çfarëdo natyre, nuk duhet me pas vend në asnjë mënyrë”.

    Postimi i plotë:

    PDK, në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë, demobilizizimit me kravata e këmisha të kaltërta (teget), e deri në qeverisje, e sofistikuar dhe e organizuar mirë, nuk ka mund të shkatërrojë LDK, anipse këtë e ka pasë qëllim kryesor.

    Tash, nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK’në, e ka shumë gabim. Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit.

    Kryeministrja apo kryeministri i ardhshëm duhet të jetë i të gjithë qytetarëve dhe linçimet dhe arroganca e çfarëdo natyre, nuk duhet me pasë vend në asnjë mënyrë!

    https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/3356251454415230

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!