×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Roli ynë ka qenë i pakushtëzuar, ne i kemi dhënë mbështetje të plotë Qeverisë

    Reporteri
    20 Tetor 2022 | 21:25
    Nënkryetari i LDK'së, Lutfi Haziri

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për ftesën e kryministrit të Albin Kurti ndaj partive opozitare për takim me 21 tetor.

    Ai ka treguar se takimi i nesërm do të jetë vetëm për marrëveshjen që kanë pasur në takimin e fundit me kryeministrin.

    “Takimi i nesërm nuk lidhet me kurgjo tjetër përpos me marrëveshjen që ne e kemi pas në takimin e fundit me kryeministrin edhe zëvendësin e tij. Pasi që na ka njoftu për takimin e Brukselit ne kemi kërku që kryeministri ta njofton parlamentin e Kosovës ku partitë opozitare janë të përfaqësume dhe ku roli ynë ka qenë i pakushtëzum, ne i kemi dhënë mbështetje të plotë”, tha Haziri në Kanal 10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!