Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se atje janë aktive 55 raste me Covid-19.
“U informuam nga IKSHPK për 9 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan, duke e ngritur në 195 numrin e përgjithshëm brenda afro katër muajve. 4 prej tyre kanë ndërruar jetë, 136 janë shëruar, ndërsa 55 raste janë aktive me virusin corona”.
“Ky virus i panjohur na ka lodhur të gjithëve, por me disiplinë të përbashkët mund ta parandalojmë përhapjen e tij. Ju lutem, mos e neglizhoni sepse #COVID19 po merr jetë të njerëzve”.
“Mos dilni pa masa mbrojtëse. Kujdesu për vete, për familjen, për qytetin, për Republikën”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.