Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se ka ende vend për partneritet në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes.
Dy partitë prishën raportet pas votimit të mocionit të mosbesimit, që shkarkoi qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Megjithatë kryetari i Gjilanit, thotë se për një gjë të tillë duhet dakorduar dhe ka kushte që duhet plotësuar.
“Unë kam besuar që 100 ditë çdo qeveri i meriton sepse priten shenjat e para të ecjes politike”, tha Haziri.
Ndryshe, Haziri thotë Lidhja Demokratike e Kosovës është partneri i vetëm i VV-së dhe se duhet shqyrtuar çdo formë bashkëpunimi në të ardhmen sepse sipas Hazirit vetizolimi politik është i dëmshëm për shtetin.
Kujtojmë se Qeveria Kurti u shkarkua me 82 vota në Kuvendin e Kosovës.