×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri thotë se s’ka krizë brenda LDK-së: Abdixhiku ishte i gatshëm ta thërrasë Kuvendin në rast të pakënaqësive

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 23:33
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë pretendimet për një krizë të brendshme në parti, duke theksuar se po zhvillohet një debat konstruktiv mbi të ardhmen e saj.

    “Nuk ka krizë brenda LDK-së, ka debat. Një debat që është thirrur nga kryetari i LDK-së dhe që ka shtjerrë fazën e parë të diskutimit të brendshëm. Ne kemi analizuar numrat, çështjet, rolin tonë, angazhimet dhe pritjet që kemi krijuar,” ka deklaruar Haziri.

    Sa i përket diskutimeve mbi ndryshimin e lidershipit, Haziri konfirmoi se Avdullah Hoti ka bërë publik qëndrimin e tij pas mbledhjes së fundit, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur gatishmërinë për të thirrur Kuvendin, nëse anëtarësia e kërkon një gjë të tillë.

    “Qëndrimi për ndryshimin e lidershipit, nga Avdullah Hotit, ka qenë pas mbledhjes së fundit, qëndrimin e tij e ka pasur edhe në mbledhje. Kërkesa e Abdixhikut, ka qenë se nëse iu vlerësoni me thirr kuvendin unë jam i gatshëm ta thërras Kuvendin, por askush nuk ka dalë me status të thotë se Lumiri ka thënë ashtu”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!