×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: VV-ja po e projekton një krizë, s’ka vullnet për ndërtimin e institucioneve

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 22:07
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar vonesën në krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke akuzuar Vetëvendosjen se po projekton një krizë politike.

    “Po shihet se nuk ka vullnet nga partia e parë [VV-ja] për të krijuar shpejt institucionet e dala nga zgjedhjet. Dhe kjo mungesë e vullnetit vjen si pjesë e mendësisë”, ka deklaruar Haziri në emisionin Debat Plus.

    “Kjo vonesë nuk mund të quhet vonesë në ndërtimin e institucioneve, por krizë. Hymë në një krizë të projektuar nga partia e parë”, ka theksuar tutje ai.

    Ai mes tjerash ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka rënë kurth vetëm nga komedianët rusë, por edhe në Marrëveshjen e Ohrit.

    Haziri ka bërë të qartë se LDK nuk do të pranojë të ndjekë VV-në me çdo kusht në formimin e institucioneve, por as nuk do të krijojë bllok opozitar artificialisht.

    Ai ka sugjeruar se LDK mund të marrë përgjegjësinë për formimin e qeverisë nëse krijohen rrethanat e duhura.

    “LDK-ja si parti e cila mund ta marrë nominimin, mund të krijojë shumicë dhe të formojë qeverinë. Nesër besoj se është e gatshme për zhvillime të tilla,”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!