×
  • Lajme
  • Lajme

    Hebrenjtë e Amerikës: Faleminderit Kosovë që e dënuat terrorizmin e Hamasit në Izrael

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 16:53

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot i doli në mbështetje Izraelit, ku përmes një komunikate deklaroi se si çdo shtet, ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vetë kundër raketave nga Hamasi.


    Pas kësaj mbështetje që erdhi nga Kosova për Izraelin, kanë reaguar komuniteti i hebrenjëve në Amerikë që kanë falënderuar Kosovën, për siç thonë dënimin e terrorizmit të Hamasit në Izrael.

    “Faleminderit, Ministria e Jashtme e Kosovës për dënimin e qartë të terrorizmit të Hamasit dhe për qëndrimin me Izraelin në këtë kohë sfiduese”, thuhet në postimin e Hebrenjëve të Amerikës bërë në Twitter, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne e ka falënderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas.

    Livne ka shkruar “Faleminderit Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare të shprehur në rrjetin social, Twitter. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!