×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hidrodrini” kërkon përsëritje të analizave të ujit në Deçan

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 12:07

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka dalë me njoftim lidhur me gjetjet e IKSHPK-së pas analizave me rastin e helmimit të qytetarëve të Deçanit.


    Nga “Hidrodrini”, kanë njoftuar se ka pranuar zyrtarisht nga IKSHPK-ja, rezultatet e analizave kimiko-fizike, bakterologjike dhe të metaleve të rënda lidhur me rastin e helmimit të qytetarëve të Deçanit nga uji i pijes.

    “Hidrodrini” shton se rezultatet e analizave në fjalë, janë të mostrave të nxjerra nga IKSHPK, po në ditën e krizës, më 11.07.2021.

    “Hidrodrini” njofton se ka kërkuar nga IIKSHPK që të dërgoi edhe analiza tjera të bunarëve dhe të rrjetit si dhe të merret analiza e cila nuk është marrë, ajo në rezervarin e Drenocit të përsëritet, meqë ajo është marrë në gypin e shpëlarësit, në mënyrë që të sqarohet opinioni.

    “Krahas kësaj, KRU ‘Hidrodrini’, ka kërkuar nga KRU ‘Gjakova’, që të zhvillojë analiza shtesë për këtë çështje, meqë kompania në fjalë posedon laboratorin e akredituar e për çfarë po punohet dhe opinioni do të informohet shumë shpejtë edhe me rezultatin e tyre”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!