×
  • Lajme
  • Lajme

    Hijeshia e Ramazanit: Në Mitrovicë shtrohet iftar për 1000 persona

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 22:22

    Për nder të Muajit të Shenjtë të Ramazanit nëpër qytete të ndryshme po organizohen iftare në ambiente të ndryshme ku po ftohen qindra agjërues.


    Sonte një iftar i tillë është shtruar në Mitrovicë në palestrën “Minatori”, ku pjesëmarrës ishin 1000 perona, shkruan Reporteri.net.

    Të pranishëm ishin zyrtarë komunal e qeveritar, por jo vetëm.

    Një iftar me qindra të ftuar u shtrua të hënën edhe në qytetin e Kamenicës, konkretisht në sheshin “Metush Krasniqi” që njihet si iftari tradicional “Sofra e Ramazanit”, i financuar nga afaristë lokal dhe disa njerëz të vullnetit të mirë.

    Të pranishëm në këtë iftar madhështor ishin rreth qindra agjërues.

    Prezent ishin hoxhallarë të kësaj komune, kryetari i komunës Qëndron Kastrati, përfaqësues të KFOR-it, të ushtrisë së Kosovës por jo vetëm.

    Iftari tradicional “Sofra e Ramazanit” në ambient të hapur në Kamenicë

    Ndërsa iftar në ambient të hapur është shtruar edhe në qytetin e Ulqinit buzë detit, afër plazhit të vogël, mbi dy mijë persona të kësaj komune morën pjesë në sofrën e iftarit të vendosur në shëtitoren e ranës. /Reporteri.net/.

    Mahnitëse: Shtrohet iftar për qindra persona përskaj detit të Ulqinit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!