Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka dhënë sonte një deklaratë që mbase nuk qëndron, duke thënë se Serbia është aktualisht një partner më i afërt i NATO-s sesa Kosova, përcjell Reporteri.net.
“Nëse shikoni se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova. Për momentin, po. Kjo është shumë e vërtetë tani. Ne punojmë me ushtrinë serbe çdo ditë, kemi pasur stërvitje, trajnime, një numër gjërat me ushtrinë serbe. Tani ne punojmë së bashku shumë më tepër”, tha Hill për RTS.
Duke folur për themelimin e Asociacionit, ambasadori amerikan në Beograd, Hill shprehu qëndrimin e Washingtonit, se themelimi i tij është detyrim i vonuar.
“ASK është rënë dakord 11 vjet më parë, dhe qëndrimi ynë dhe qëndrimi i BE-së, dhe kemi dëgjuar gjithashtu Josep Borrell të flasë për të, që ASK duhet të formohet. Është e nevojshme dhe do të zgjidhte shumë probleme, p.sh. Çështja e pensionistëve – si të merren mjete për pensionistët, si të zgjidhet çështja e dinarëve, si të menaxhohet arsimi… E gjithë kjo do të zgjidhej me ASK-në”, ka thënë Hill.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.