×
  • Lajme
  • Lajme

    Hodges: Emërimi i Palmerit, dëshmi e seriozitetit të SHBA-ve për Kosovën

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 9:23

    Emërimi i një të dërguari special për Ballkanin Përendimor nga SHBA-të, dëshmon seriozitetin e madh të diplomacisë amerikane për Kosovën.


    Kështu po konstaton, ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, Benjamin Hodges.

    Sipas tij, emërimi i Mattheë Palmer në këtë pozitë është i rëndësishëm për dy arsye; për seriozitetin e marrëdhënieve të SHBA-ve me Kosovën, dhe zgjidhjen për fundimtare të çështjes së Kosovës.

    “Emërimi i Palmerit është i rëndësishëm për dy arsye. Së pari, është dëshmi e seriozitetit të marrëdhënies së Amerikës me rajonin. Kur Shtetet e Bashkuara dërgojnë një të dërguar special, është një mesazh për të gjitha palët që ne kujdesemi të ndihmojmë në zgjidhjen e çështjes”, ka thënë Hodges për VOA.

    Sipas tij, cilësitë e Palmer bëjnë të besojnë se ai është këtu për një arsye, dhe jo vetëm sa për të përmbushur pozitën e vetë.

    ” Kur një person është i kalibrit dhe cilësisë së Palmerit, është gjithashtu një sinjal, që të gjithë mund ta interpretojnë, se nuk është një rutinë e përmbushjes së pozitës, por një personalitet me vlera të mëdha. Gjithçka rreth tij është pozitive”, tha gjenerali i pensionuar amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!