×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Zhvillimet politike

    Hoti: Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë

    Reporteri
    07 Gusht 2026 | 12:22
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se është duke i përcjellë qëndrimet e zyrtarëve të Vetëvendosjes dje gjatë seancës e konstituive dhe sot.

    Hoti thotë se partia e tij ka treguar vullnet për të ndihmuar për krijimin e institucioneve, por ai thotë se kjo s’bëhet me shantazh për zgjedhje nga Vetëvendosja.

    “Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis. Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!