Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sërish ka treguar asi arrihet rimëkëmbja ekonomike.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se rimëkëmbja arrihet duke iu ndihmuar bizneseve të qëndrojnë në treg dhe mbajnë punëtorët në punë, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu, ai ka thënë se rimëkëmbja arrihet duke iu ndihmuar familjeve në nëvojë, përmes dyfishimit të asistencës sociale dhe rritjes së pensioneve.
Ndryshe, sot është miratuar vendimi për 222 milionë euro për biznese dhe për familje, si dhe për komuna për arsim e për shëndetësi për të menaxhuar pandeminë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Rimekembja arrihet duke iu ndihmuar bizneseve te qendrojne ne treg dhe mbajne punetoret ne pune. Rimekembja arrihet duke iu ndihmuar familjeve ne nevoje, siç jane ato ne kushte me te renda sociale, permes dyfishimit te asistences sociale dhe rritjes se pensioneve.
Sot kemi miratuar vendimin per 222 mil euro per biznese dhe per familje, si dhe per komuna, per arsim e per shendetesi per te menaxhuar me pandemine.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.