×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti flet me Lajçakun, thotë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 20:40

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka biseduar sot me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Laçak.


    Në një postim në Twitter, kreu i ekzekutivit kosovar ka dhënë detaje nga biseda me diplomatin sllovak.

    Hoti tha se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë, por se ky proces duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke.

    Postimi i plotë:

    Sapo pata një diskutim thelbësor dhe të frytshëm me Miroslav Lajçak, të cilin e falënderova për angazhimin e tij në dialog. Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që çon në njohjen reciproke.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!