×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti flet për herë të parë pas humbjes së LDK-së në bastionin e saj

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 18:25

    Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, i cili vije nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është deklaruar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve nga partia e tij në Podujevë.


    Hoti ka theksuar se të dielën qytetarët e kanë shprehur vullnetin përmes votës së tyre gjë që sipas tij duhet të respektohet.

    “Kanë folur qytetarët e zgjedhjeve të Podujevës dhe të gjithë do të sillemi ashtu siç kanë vendosur qytetarët. Unë sot jam para jush që jemi duke i dal zot situatës plotësisht me menaxhimin e pandemisë”, ka thënë Hoti.

    Kujtojmë që nga zgjedhjet e së dielës në Podujevë fitues ka dal Shpejtim Bulliqi i VV-së me mbi 51% të votave, teksa LDK-ja me Nexhmi Rudarin është renditur e dyta.

    Komuna e Podujevës ka qenë bastion i LDK-së për vite të tëra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!