Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar ardhjen e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, sot në Prishtinë.
Ai në një konference për medie ku njoftoi për shpërndarjen e mjetev të pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, ka thënë se vizita e Lajçak është në momentin e duhur për të bërë një vlerësim të procesit të dialogut, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se me Lajçak deri më tani kanë bërë plane për takimet e ardhshme që do t’i kenë në kuadër të dialogut.
Hoti nuk e konsideron të lehtë procesin e dialogut, pasi që ka tema të vështira në të, si tema e Asociacionit dhe të tjera, por ai ka thënë se të gjithave do t’u qasen bazuar në parimet të cilat i kanë bërë të qarta dhe të ditura para Kuvendit dhe qytetarëve.
Ai ka deklaruar se është dakorduar edhe me partnerët ndërkombëtarë që Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.
“Kosova për herë të parë ka qasje konstruktive në dialog, dhe nuk jemi duke e bllokuar atë. Pas dy viteve të bllokadës kemi hyrë në këtë proces dhe është mbrri dakordim edhe me partnerët ndërkombëtarë që të ulemi në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshje përfundimtare për normalizm të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke”, ka thënë ai. /Reporteri.net