×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Hoti flet për zgjedhjet serbe në Kosovë: U organizuan nga OSBE, unë s’i lejova 140 pika grumbulluese të votave

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 17:22

    Kryeministri Avdullah Hoti në foltoren e Kuvendit i është përgjigjur deputetëve për lejimin e mbajtjes së zgjedhje serbe në Kosovë.


    Ai tha se kjo është praktikë nga e kaluara dhe se ka qenë kërkesë e OSBE-së.

    “Për hir të së vërtetës zgjedhjet janë organizuar nga OSBE. Ata kanë kërkuar të kenë kësaj radhe 140 pika grumbulluese, por nuk janë lejuar. Kam lejuar të njëjtat aranzhime që kanë pas në institucionet e Kosovës që nga 2012 e këndej nën menaxhimin e OSBE-së. Kjo kërkesë në qeverinë e kaluar kanë pritur dy-tri javë dhe as s’është refuzuar as s’është lejuar”.

    Hoti iu përgjigj edhe akuzave se s’bëri shumë për unitetin e shqiptarëve në Luginë në zgjedhjet parlamentare serbe.

    “Është mirë që kësaj radhe shqiptarët në Luginë kanë garuar me listë të përbashkët. Unë s’bëj postime në rrjetet sociale. Unë i kam takuar në zyre dhe i kam thënë se kanë mbështetjen e plotë nga ne. Do të organizojmë mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për arsim shëndetësi, qeverisje lokale për të ndihmuar shqiptarët në Luginë”.

    Ndërsa, për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e tij, Hoti tha se janë plotësisht në linjë me kërkesat e ekspertëve shëndetësorë.

    “Jemi duke ndjekur strikt protokollet që i çon OBSH-ja dhe Komisioni Evropian. Në të gjitha masat që po ndërmarrim jeni duke i ndjekur këto protokolle. Këto janë rekomandime të ekspertëve dhe s’do të lejoj që të shfrytëzohet situata për politikë dhe për të akuzuar këtë Qeveri”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!