Për çështjen e të pagjeturve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, sot do të diskutohet në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Në këtë komision do të marrë pjesë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.
Takimi me deputetët e këtij komisioni dhe Hotit, Haradinaj-Stublla dhe Selimit do të filloj në ora 10:00.
Po ashtu në komision do të jetë edhe takimi me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Ndërsa, tutje pikë e tretë e rendit të ditës është miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara, më pas shqyrtimi i projektligjit për peticione dhe pika e pestë ka të bëjë me shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë.
Si dhe pika e gjashtë edhe e fundit është të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.